Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-12-2022

Nën moduli –Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i tretë - Të kuptuarit e dëshmitarit bashkëpunues

Më 16 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: procedura e shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, evokimi i shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, urdhri për masat mbrojtëse, urdhri për masat mbrojtëse (procedura) dhe urdhri për anonimitet prej të pandehurit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :