Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-12-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i tetë: Padia në konfliktin administrativ

Më 19 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: padia në konfliktin administrativ, përmbajtja e padisë dhe nxjerrja e aktit administrativ pas dorëzimit të padisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :