Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-12-2022

Nën moduli: Ekspertiza dhe analiza, sesioni i katërt: Ekspertimi dhe analizat sipas KPPRK

Më 20 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Halimi, prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vendimi për angazhimin e ekspertit, deklarata e ekspertit në procedurë paraprake, angazhimi i ekspertit nga i pandehuri dhe kundërhstimet mes ekspertëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :