Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-01-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i dytë: Marrja në pyetje dhe e deklaratave të dëshmitarëve para ngritjes së aktakuzës

Më 04 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të sesionit të dytë po trajtohen këto tema: marrja dhe ruajtja e të dhënave apo provave nga dëshmitarët, thirrja e dëshmitarit, mos paraqitja e dëshmitarit, paralajmërimet për dëshmitarin dhe dëshmitarët bashkëpunues dhe procesverbali i veprimeve në procedurën penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :