Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-01-2023

Nën moduli – Procedura jonktestimore – sesioni i parë: Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit të Procedurës Jokontestimore

Më 10 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin I, është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnuesit znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fillimi i procedurës jokontestimore, pjesëmarrësit në procedurë, personat që gëzojnë mbrojtje të posaçme, kryerja e veprimeve nga personi pa zotësi procedurale, parimi i publicitetit, tërheqja e propozimit dhe kompetenca territoriale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 27 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :