Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-01-2023

Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i katërt - Kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë apo i atësisë

Më 13 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik  nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Statusi i fëmijës martesor, kundërshtimi i amësisë, kundërshtimi i atësisë, fëmijët jashtëmartesor dhe vërtetimi i amësisë dhe atësisë në procedurë gjyqësore

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :