Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-01-2023

Nën moduli –“Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” sesioni i tretë- I dëmtuari në procedurën penale

Më 13 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i II, është duke u  realizuar trajnimi teorik sesionin e tretë nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale” me trajnues z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i pozitës së të dëmtuarit në procedurën penale, të drejtat e të dëmtuarëve sipas Kodit të Procedurës Penale, e drejta për tu informuar, e drejta për të vepruar gjatë procedurës penale, e drejta në kompensim të dëmit, e drejta për respekt dhe dinjitet, e drejta për të qenë i barabartë, detyrimet e gjykatës në raport më të dëmtuarin, detyrimet e të dëmtuarve – vështrim i përgjithshëm, detyrimet që të lajmëroj ndryshimin eventual të adresës së vendbanimit apo vendqëndrimit dhe detyrimi për ti paguar shpenzimet e procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku prej tyre një i komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :