Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-01-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i katërt: I dëmtuari

Më 16 Janar 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të sesionit të dytë po trajtohen këto tema: kuptimi i të dëmtuarit, qasja e të dëmtuarit dhe mbrojtësit të viktimës në shkresat e lëndës, kërkesat pasurore juridike, personat e autorizuar për paraqitjen e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, paraqitja e propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, tërheqja dhe heqja dorë nga propozimi për realizimin e kërkesës pasurore juridike, shqyrtimi i propozimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike dhe masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike të drejtuar kundër personave të tretë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :