Më 19 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë ka realizuar “Simulim gjykimi” konform përmbajtëse se programit trajnues dhe në mbështetje të trajnuesit z. Agim Kurmehaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në gjykatën Themelore në Gjakovë.
Gjatë këtij simulimi është zhvilluar rasti praktik i përcaktuar në modul dhe secili gjyqtarë ka performuar rolin e caktuar. Në kuadër të këtij simulimi gjyqtarët kanë avancuar teknikat e rreth fjalës hyrëse, përfundimtare, marrjes në pyetje në mënyrë të tërthorët, drejtpërdrejte dhe shpalljen e aktgjykimit të ndarë në role adekuate të rastit.
Simulim i gjykimit nga gjyqtarët e sapo emëruar është realizuar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është i komunitetit boshnjak.
19-01-2023