Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-01-2023

Nën moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale , sesioni i dytë - Parimet e Shkrimit Ligjor

Më 20 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata nëntë grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rregullat për arsyetimin ligjor dhe aplikimin e këtyre rregullave në situata të ndryshme dhe parimet e shkrimit ligjor.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :