Më 23 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procesverbalet”, në mbështetje të trajnuesit z. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorin e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: regjistrimi i seancave me inçizim audio dhe me inçizim audio dhe video, stenografimi me dorë apo me makinë dhe transkriptimi, inçizimi nga të tjerët, shkresat e lëndës, procesverbalet e Prokurorisë dhe marrja në pyetje në procedurën paraprake dhe deklarata në procedurë paraprake
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
23-01-2023