Më 27 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në vazhdën e realizimit të mekanizmave për vlerësimin e nevojave trajnues është duke realizuar takimin kosnultativ me kryetar dhe kryeprokuror, për trajnimin fillestar për gjeneratën e dhjete të gjyqtarëve dhe prokurorëve (2023/2024) që pritet të dekretohen së shpejti.
Qëllimi i këtij takimi me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë është rishikimi i përmbajtës së programit trajnues, struktura dhe metodologjia e realizimit të trajnimeve fillestare.
Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin: anëtarët e Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, Kryeprokurorët e Prokurorive Themelore, Kryetarë të Gjykatave dhe Kryetari i Komisionit për trajnime në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
27-01-2023