Më 31 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: si hapet seanca e shqyrtimit kryesor, për cilat çështje mund te deklarohen palët dhe përfaqësuesit e tyre, çfarë propozime mund te pranohen në këtë fazë te procedurës, si trajtohet çështja e ndryshimit të mundshëm te padisë, si duhet veprohet proceduralisht për fazën e administrimit të provave, cilat prova duhet te administrohen fillimisht, si bëhet dëgjimi i ekspertëve, kur konsiderohet se është mbyll faza e te provuarit dhe si zhvillohet dhënia e fjalës përfundimtare dhe mbyllja e seancës se shqyrtimit kryesor.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
31-01-2023