Më 19 prill 2017, Akademia e Drejtësisë ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet penale”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, kur kemi të bëjmë me zbatimin sa më efikas të dispozitave ligjore në sigurimin e provave të ndryshme, në zgjidhjen e kërkesave për ndihmë juridike si dhe në çështjet e ekstradimit.
Në trajnim u trajtua bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë si nevojë, meqë krimi i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm dhe ka marrë dimension ndërkombëtarë. Në një botë gjithnjë e më të ndërvarur, asnjë vend nuk mund të luftoj krimin në mënyrë efektive pa bashkëpunim në mes të shteteve për të parandaluar dhe për të zbuluar krimin.
Për shkak të rrethanave në të cilat sot gjendet shoqëria njerëzore, sidomos për shkak të zgjerimit të mundësive që kanë kryesit e veprave penale për tejkalim të kufijve, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të njihen me praktikat efikase të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, tematikë e cila u trajtua në kuadër të këtij trajnimi.
Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor si dhe bashkëpunëtorë profesional.
19-04-2017