Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-02-2023

Program trajnues i gjyqtareve dhe prokurorëve në trajnimin fillestar me institucione jo gjyqësore - Agjencia për informim dhe privatësi”

Më 02 shkurt 2023, në kuadër të programit trajnues respektivisht programit trajnues në institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, është realizuar trajnim/vizitë në “Agjencinë për informim dhe privatësi”, trajnues në këtë vizitë ishe z. Valon Kryeziu, Drejtor në këtë Agjenci.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar lidhur me veprimtarit dhe strukturën  ligjore të funksionimit të cilat i kryen ky institucion. Gjyqtarët dhe prokurorët patën rastin të informohen rreth kornizës ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe informacionit diskret si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe format e përpunimit të të dhënave personale. Fokusi u përqendruar tek trajtimi i sfidave të këtij institucioni i cili ka për detyrë në mbrojtën e të dhënave shtetërore duke u ballafaquar kështu me kërkesa të ndryshëm si ajo e pushtetit lokal për qasje, duke pasur kështu mundësi për ndryshim asgjësim dhe fshirje të të dhënave personale.

Gjatë trajnimit u realizua metoda e bashkëbisedimi ku pjesëmarrësit, bashkërisht me trajnuesin nga Agjencia për informim dhe privatësi, diskutuan tema të interesit të përbashkët, që ndërlidhën me punën e tyre në të ardhmen.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së nëntë, ku një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :