Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2023

Programi i Trajnimit për Hetime Financiare dhe Rikuperim të Aseteve

Më datë 06-10 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP/SAEK 3  dhe Institutin e Bazellit  për Qeversije në  kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë  duke realizuar Trajnimin me temë “Hetime Financiare dhe Rikuperim të Aseteve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Phyllis Atkinson, Udhëheqëse e Qendrës për Trajnime  për  Konfiskim pranë Qendrës së Institutit  për qeverisje  në Bazel, z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën  e Apelit, z. Arton Hajdari, ekspert i forenzikës financiare në  Njësinë për Inteligjence Financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Hetimet financiare dhe Rikuperimin e Aseteve,  si bëhet  gjurmimi i aseteve dhe  organizmi  i provave elektronike.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Hetues policor, inspektor të Intelegjencës nga ATK, bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si dhe ekspert nga Prokuroria Speciale.

Shpërndaje :