Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-02-2023

Program trajnues i gjyqtareve dhe prokurorëve në trajnimin fillestar me institucione jo gjyqësore vizitë në “ Shërbimin Sprovues të Kosovës ”

Më 15 shkurt 2023, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së nëntë, Akademia e Drejtësisë ka realizuar vizitë/trajnim në “Shërbimin Sprovues të Kosovës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, funksionin dhe përgjegjësitë e Shërbimit Sprovues të Kosovës, trajnues i angazhuar nga ky institucion është z. Halit Ibrahimi, Udhëheqës në Drejtorinë e Qendrës së Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Në kuadër të këtij trajnimi u prezantua themelimi, organizimi, dhe funksionet e Shërbimit Sprovues të Kosovës. Po ashtu u trajtua veprimtaria e Shërbimit Sprovues, zbatimi dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të dënimeve alternative, ri-integrimi i personave të dënuar, mbikëqyrja dhe ndihma ndaj kryerësve të veprave penale të varur nga droga, ose alkooli të cilët i nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues, si dhe ndihma ndaj personave të dënuar të liruar me kusht.

Fokusi i këtij trajnimi u përqendrua tek bashkëbisedimi nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve tek ngritja e vetëdijes shoqërore dhe bashkëpunimi me të gjitha organet e pushtetit shtetëror për humanizmin e ekzekutimit të dënimeve ndaj të miturve.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata IX) ku një prej tyre  është nga komuniteti boshnjak.

 

Shpërndaje :