Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-11-2022

Punëtori - Analiza e performancës dhe vlerësimi i nevojave për Trajnim nga Komisioni i vlerësimit të performancës së prokurorëve

Më 30 nëntor - 02 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial dhe në mbështetjen e projektit Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI), ka realizuar punëtorinë tre (3) ditore për Komisionin për vlerësimin e performancës së Prokurorëve.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte vlerësimi i nevojave trajnuese të anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të performancës për prokurorë të KPK-së dhe përcaktimi i kurrikulës trajnuese përshtatshmërisht me detyrat dhe përgjegjësitë e këtij organi që do të ndihmojë në vlerësimin real dhe të drejtë të prokurorëve në sistem.

Rritja e kapaciteteve të anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve është kërkesë e Strategjisë për sundimin e ligjit prandaj edhe AD bashkë me KPK-në janë angazhuar në identifikimin e nevojave dhe me tej hartimin dhe në zbatimin e trajnimeve për këtë komision.

Gjatë punëtorisë janë diskutuar aspekte të rëndësishme të matjes së suksesit dhe përmirësimit të vazhdueshëm, burimet dhe të dhënat e duhura për vlerësim, periudha e vlerësimit e çështje tjera nga natyra e punës së këtij komisioni.

Nga diskutimet dhe rezultatet e kësaj punëtorie në vazhdim do të hartohet programi trajnues dhe më tej do të vazhdohet me trajnimet të cilat synojnë rritjen e shkathtësive dhe përmirësimin e punës së këtij komisioni..

Përfitues të kësaj punëtorie ishin anëtarët e Komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Shpërndaje :