Më 20 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Caktimi, vazhdimi dhe ndërprerja e paraburgimit në aktakuzë, përmbajtja e propozimit për paraburgim dhe përmbajtja e propozimit për paraburgim i paraqitur në aktakuzë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
20-02-2023