Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-02-2023

Procedura sipas lëndës në rivendosje

Më 21 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë Procedura sipas lëndës në rivendosje”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në procedurën lidhur me lëndët të cilat kthehen në rivendosje-rigjykim.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :