Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2017

Regjistrat e gjendjes civile, regjistrimi i mëvonshëm dhe ri-regjistrimi sipas Ligjit për Regjistrimin Civil

Më 28 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Regjistrat e gjendjes civile, regjistrimi i mëvonshëm dhe ri-regjistrimi sipas Ligjit për Gjendjen Civile”.

Ky trajnim kishte për qëllim që gjyqtarët të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me regjistrat e gjendjes civile, regjistrimin e mëvonshëm dhe ri - regjistrimin sipas Ligjit për Regjistrimin Civil.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështjet lidhur me Regjistrat e gjendjes civile-korrigjimi dhe plotësimi në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile dhe regjistrimi i lindjes në bazë të dokumenteve bazë të lindjes, po ashtu u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me regjistrimin e mëvonshëm dhe ri-regjistrimin si dhe raste nga praktika administrative dhe gjyqësore.

Në fokus të trajnimit ishte edhe zbatimi i drejtë i dispozitave të legjislacionit primar dhe sekondar në fushën e regjistrimit dhe gjendjes civile, u zbërthyen procedurat që ndiqen në fushën e gjendjes civile, u identifikuan sfidat në relacionet gjykatë - Agjenci e Regjistrimit Civil si dhe u këmbyen përvoja ndërmjet regjioneve në Kosovë.

Në trajnim u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshire shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj praktik, ku pjesëmarrësit ishte aktiv gjatë gjithë kohës, duke marrë pjesë në diskutime me prezantuesin pas çdo shpjegimi.

Përfitues ishin gjyqtarët e divizionit civil dhe penal të departamenteve të përgjithshme në gjykatat themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :