Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2023

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i parë: Shqyrtimi fillestar

Më 27 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: shqyrtime të përgjithshme, caktimi i gjyqtarit për ta gjykuar çështjen, kontrollimi i kompetencës dhe i aktakuzës dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :