Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2023

Nën moduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor, sesioni i tretë: Kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i dytë

Më 14 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës, paraqitja e aktakuzës së ndryshuar dhe aktvendimet lidhur me kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :