Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-04-2023

E drejta në privatësi dhe e drejta në jetë familjare – neni 8 KEDNJ-së

Më 05 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë E drejta në privatësi dhe e drejta në jetë familjare – neni 8 KEDNJ-së”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Islam Sllamniku, trajnues gjyqësor i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë

Fokusi i këtij trajnimi është në zbërthimin e nocioneve dhe kategorive që përmban neni 8 për të drejtën në respektimin e jetës private dhe familjare si dhe mënyrën e interpretimit që bënë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykatat Themelore si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :