Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-04-2023

Qasje multi-institucionale ndaj Dhunës Gjinore, me theks të veçantë në rastet e keqpërdorimit të fëmijëve

Më 06 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me EULEX është duke e realizuar trajnimin me temë “Qasje multi-institucionale ndaj Dhunës Gjinore, me theks të veçantë në rastet e keqpërdorimit të fëmijëve”.

Trajnuese të angazhuara në këtë trajnim janë: znj. Heidi Hegdal Monituruese e drejtësisë në EULEX dhe znj. Satu Varri,Udhëheqëse Tematike për dhunën gjinore në EULEX

Qëllimi i këtij trajnimi është diskutimi i rasteve praktike ndaj dhunës gjinore pikërisht abuzimi i fëmijëve.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuror, Zyrtar nga Zyra nga Qendra për Punë Sociale, zyrtar Policor, Mbrojtës të viktimave dhe  Avokat nga regjioni i Prishtinës.

Shpërndaje :