Më 12-13 Prill 2023 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Provat në procedurën penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë dhe z. Ramadan Gashi –Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe fajësia e të pandehurit mund të përcaktohen vetëm me anë të provave. Para se ti shqiptohet sanksioni penal kryerësit të veprës penale, organet proceduese, duhet të sigurojnë vërtetimin e plotë të fakteve relevante juridike nga të cilat varet zbatimi i të drejtës penale materiale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.
12-04-2023