Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-04-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni I

Më 18-20 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Valon Kurtaj Gjyqtar - Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Karen Reynolds Prokurore Federale, Zyra e Prokurorisë Federale, Distrikti Lindor i Miçigenit Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Craig Wininger

Prokuror Federal - Zyra e Prokurorisë Federale, Distrikti Lindor i Miçigenit Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Behar Xhema Drejtor, ud Njësia e Inteligjencës Financiare e Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Trajnimi ka fokus në veçanti elementet e veprës penale të pastrimit të parasë, si dhe dallimi i pastrimit të parasë i ndërlidhur dhe pastrimi i parasë i vetëm duke përfshirë hetimin dhe gjykimin si dhe praktikën gjyqësore e posaçërisht në praktikën e vendeve evropiane.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë në veçanti edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet, si dhe hetuesit policor.

Shpërndaje :