Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-04-2023

Kontestet e punës lidhur me statusin e nëpunësve civil sipas Ligjit për zyrtarët publik

Më 18-19 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Kontestet e punës lidhur me statusin e nëpunësve civil sipas Ligjit për zyrtarët publik”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit si dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kontestet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës për shërbyesit civil, përfshirë këtu procedurën që zhvillohet në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit.

Shpërndaje :