Më 27-28 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor temë “ E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta familjare”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës Valon Totaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur dispozitat ligjore për ndarjen e Trashëgimisë si dhe Ligjit për familjen.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat të cilët punojnë në fushën civile.
27-04-2023