Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-04-2023

Nën moduli: Rregullat e komunikimit, sesioni i parë- Rregullat e brendshme të komunikimit

Më 27 prill 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Karakteristikat dhe specifikat e komunikimit të brendshëm si një predispozitë për një performancë të suksesshme për të realizuar misionin dhe përmbushur detyrat e gjyqtarit dhe faktorët determinues që vështirsojnë komunikimin për brenda institucionit dhe jashtë tij.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :