Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-05-2023

Nën moduli – Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve, sesioni i dytë: Motivimi

Më 04 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik  nga nën moduli “ ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit, Fatmir Qollakaj, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: rëndësia e nevojave për motivim, motivuesit në procesin e punës, motivi për shoqëri, psikologjia sociale dhe kriminaliteti, burimet psikosociale të kriminalitetit, kriminaliteti si dukuri sociale dhe veçoritë kriminogjene të bashkësisë së gjerë shoqërore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar të gjeneratës së 9, prej tyre 1 është nga komunitetit boshnjak.

Shpërndaje :