Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-03-2017

Trajnimi për Trajnues Neni 10 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

Me 01 - 04 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Përforcimi i ekspertizës gjyqësore mbi lirinë e shprehjes dhe medias në Evropën Juglindore  (JUFREX)”, realizoj trajnimin për trajnues “Neni 10 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut’’.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me prezantimin e doracakut mbi nenin 10 të KEDNJ, liria e shprehjes dhe mediat, roli i gjyqtarëve dhe prokurorëve në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të medias, si dhe efekti i saj në sistemin juridik të GJEDNJ dhe Kosovës.

Në fokus të trajnimit ishte analizimi i dispozitave të nenit 10 të KEDNJ. Më konkretisht u elaborua natyra, rëndësia, efekti dhe fushëveprimi i të drejtës në lirinë e shprehjes, nga këndvështrimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpifja, figurat publike në media, përgjegjësitë dhe sanksionet në gazetari, ndërhyrjet në lirinë e internetit dhe mbrojtja e aktivitetit të gazetarisë dhe medias në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe në praktikat e GJEDNJ.

Gjatë trajnimit, trajnuesit patën rastin të ndahen në grupe për t’i zgjidhur rastet që ishin dedikuar shpifjes, përgjegjësitë dhe sanksionet në gazetari, mbrojtja e aktivitetit gazetarisë dhe medias.

Gjithashtu trajnuesit gjatë punës në grupe kanë bërë simulim të seancës gjyqësore për zgjidhjen e rasteve në bazë të legjislacionit vendor duke i krahasuar me rastet dhe vendimet e rëndësishme të jurisprudencës së GJEDNJ, e që janë me vlerë obligative për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës.

Përfitues të këtë trajnimi ishin trajnuesit e Akademisë së Drejtësisë dhe avokatë nga OAK.

 

Shpërndaje :