Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-05-2023

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni i dytë– Planifikimi si funksion kryesor i menaxhimit të rasteve nga ana e prokurorit

Më 16 maj 2023, në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës” me trajnues z. Ardian Hajdaraj Prokuror Prokuroria Themelore Pejë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi dhe rëndësia e planifikimit, planifikimi i hetimit të rastit nga prokurori, vlerësimi paraprak i hetimit, mbledhja e materialit për dosje dhe mbyllja e hetimit, vlerësimi i tij dhe vendimi i prokurorit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokuroret e sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :