Më 26 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Barra e provës, faktet që nuk kanë nevojë të provohen, mjetet provuese dhe marrja e provave, dëshmitari, eksperti, këqyrja e vendit dhe shkresa-dokumenti dhe dëgjimi i palëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
26-05-2023