Më 30 maj 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Menaxhimi i rasteve” me trajnues z. Ardian Hajdaraj Prokuror Prokuroria Themelore Pejë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Kuptimi dhe rëndësia e matjes së përformancës, burimet faktike të informacionit, llojet e vlerësimit të përformancës, kriteret dhe kategorit e vlerësimit dhe vëzhgimi i prokurorëve gjatë seancave gjyqësore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokuroret e sapo emëruar 2023/2024.
30-05-2023