Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-05-2023

Ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale

Më 30 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimin me temë “Ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me risitë esenciale të Kodit të Procedurës Penale të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :