Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-05-2023

E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta familjare

Më 30 dhe 31 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor  temë “E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta familjare”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës  dhe z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dispozitat ligjore për ndarjen e Trashëgimisë si dhe Ligjit për familjen.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat të cilët punojnë në fushën civile.

Shpërndaje :