Më 14 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dorëzania, pendimi, kushti penal, penalet, kaucioni, paradhënia dhe hipoteka si mjet për sigurimin e kërkesave
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
14-06-2023