Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-06-2023

Nën moduli: Kodi penal pjesa e veçantë - sesioni i dytë – Veprat penale kundër jetës dhe trupit

Më 19 qershor 2023, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Agron Uka, prokuror ne Prokurorinë Themelore ne Gjilan.

Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, vrasja e foshnjës gjatë lindjes, shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë dhe lëndimi i rëndë dhe i lehtë trupor.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të  sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :