Më 20 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër te këtij sesioni po trajtohen: lajthimi në fakt dhe objekt, , lajthimi juridik, efekti i lajthimit juridik në përgjegjësinë penale, efekti i lajthimit juridik në përgjegjësinë sipas KPRK dhe tentativa dhe tentativa e papërshtatshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
20-06-2023