Më 27 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE është duke realizuar Trajnimin me temën “E drejta për liri dhe siguri-zbatimi i nenit 5 të KEDNJ-së dhe roli i Gjykatës Supreme të Kosovës”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Bashkim Hyseni dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me avancimin e zbatimit të standardeve të GJEDNJ në praktikën e gjykatave të rregullta në Republikën e Kosovës dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore.
Metodologjia e këtij trajnimi ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar raste studimore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga gjitha nivelet si dhe bashkëpunëtorët profesional.
27-06-2023