Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-07-2023

Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i tretë- Masat edukuese dhe dënimet

Më 06 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses z. Hashim Çollaku, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: qëllimi i masave edukative, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative, masat edukuese të mbikëqyrjes së shtuar me detyrimet e veçanta, mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, dënimi me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :