Më 12 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: veçimi i sendeve nga pasuria trashëgimore, caktimi i vlerës së pasurisë trashëgimore, parimet themelore të se drejtës trashëgimore, trashëgimia në bazë të ligjit, të drejtat e bashkëshortit dhe e drejta e trashëgimit të bashkëshortit jashtëmartesorë.
Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
12-07-2023