Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-07-2023

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i dytë: Trashëgimia në bazë të testamentit

Më 13 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: Kuptimi i testamentit, Zotësia për të përpiluar testamentin, Llojet e testamentit, karakteristikat e testamentit, revokimi i testamentit, shkaqet kryesore mbi pa vlefshmërinë e testamentit, vëllimi i pavlefshmërisë së testamentit, testamenti absolut nul, testamenti relativ nul, përmbajtja e testamentit, barrët, afatet dhe kushtet, ruajtja e testamentit dhe Interpretimi i testamentit.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :