Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-05-2017

Tryezë pune me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit

Më 17-18 maj 2017, Akademia e Drejtësisë me mbështetjen e UNDP-së, ka realizuar tryezën e punës me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar praktikën e Gjykatës së Apelit, veçanërisht çështjet civile të natyrës procedurale dhe materiale, ku gjykatat e shkallës së parë dështojnë të nxjerrin një vendim të drejtë dhe të ligjshëm.

Kjo tryezë kishte për qëllim që të kontribuoj në ndryshimin e trendit të lëndëve të cilat kthehen në rishqyrtim përmes një udhëzuesi apo përmbledhje e cila do të rezultojë pas hulumtimit dhe identifikimit të çështjeve problematike nga grupi i gjyqtarëve të cilët janë angazhuar në këtë projekt hulumtues.

Për dy ditë me radhë gjyqtarët nga këto departamente prezantuan individualisht rastet më të shpeshta që vijnë nga gjykatat e shkallës së parë të cilat për shkak të shkeljeve qoftë procedurale dhe materiale duhet të kthehen në rishqyrtim. Me këtë rast edhe u identifikuan temat që do të trajtohen në vijim në një dokument,  cili do t’iu shërbejë gjyqtarëve të shkallës së parë si referencë me rastin vendosjes së rasteve.

Në këtë tryezë morën pjesë kryetari i Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarë tjerë nga Departamenti i Përgjithshëm - divizioni civil, Departamenti për Çështje Administrative dhe Departamenti për Çështje Ekonomike.
 

Shpërndaje :