Më 11 shtator 2023, në Akademinë e Drejtësisë u zhvillua Ceremonia e pranim-dorëzimit të 10 laptopëve ndërmjet perfaqësuesëve të UNDP-së dhe Akademisë së Drejtësisë.
z. Enver Fejzullahu-Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë falënderoi UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme për Akademinë në realizimin e aktiviteteve të saj.
znj. Yuliya Scherbinina -zëvendëse shefe e misionit të UNDP-së në Kosovë, nga ana tjetër u shpreh e lumtur për bashkëpunimin me Akademinë dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdoj për të koontribuar në zhvillimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë nga UNDP, trajnues dhe staf nga Akademia.
11-09-2023