Më 13 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.
Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Kodi Penal-pjesa e veçantë” janë duke u trajtuar: vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, vrasja e foshnjës gjatë lindjes, shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë dhe sulmi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
13-09-2023