Më 14 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor dhe dorëzania, ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi dhe arresti shtëpiak.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
14-09-2023