Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-06-2017

Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile

Më 28 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë, ka realizuar trajnimin me temë “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me teknikat dhe metodologjinë e shkrimit dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në fushën civile.

Në kuadër këtij trajnimi u elaboruan udhëzimet teorike dhe praktike në hartimin e vendimeve gjyqësore me qëllim që një vendim të jetë sa më profesional dhe me një arsyetim të detajuar dhe mirë të argumentuar.

Në fokus të këtij trajnimi ishte  Metoda katër-hapëshe e arsyetimit ligjor e njohur si “IRAC” (që do të thotë Çështja-Rregulla-Analiza-Përfundimi). Pjesëmarrësit patën rastin të njoftohen si mund të zbatohet metoda IRAC gjatë hartimit të vendimeve gjyqësore, për  strukturën e vendimeve që e përcakton kjo metodë si dhe vështirësitë në aplikimin e metodës IRAC në vendimet gjyqësore të lëmisë civile.

Gjatë trajnimit u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj praktik, ku pjesëmarrësit ishin aktiv duke marrë pjesë në diskutime me prezantuesin pas çdo shpjegimi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :