Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2023

Nën moduli: Kallëzimi penal, sesioni i parë: format kallëzimit penal

Më 19 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kallëzimi penal”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: si kallëzohet kryerja e një vepre penale, forma e kallëzimit penal, kallëzimi penal detyrë e policisë së çdo shteti, kriteret për paraqitjen e kallëzimit penal nga policia, mbledhja e informacioneve para ushtrimit të kallëzimit penal, raporti plotësues i kallëzimit penal dhe kallëzimi penal kundër personit të panjohur.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :